Pas humbjes 2-1 ndaj Ukrainës, kapiteni kuqezi, Ardian Ismajli, u shpreh: “Besoj se ka qenë pjesa e parë më e keqe e jona në tri vitet e fundit. Ato dy gola i pësuam shumë shpejt, pastaj ramë shumë poshtë moralisht.
Ukraina pati mundësi për të shënuar edhe gola të tjerë, por ishim me fat në pjesën e parë. Në pjesën e dytë nuk kishim çfarë të humbnim më, ndaj u futëm e dhamë maksimumin. E filluam keq pjesën e parë dhe besoj se kjo na kushtoi.
Me 1 pikë në këtë ndeshje ishim në “play off”. Duhet të marrim mësim nga kjo pjesë e parë, për të cilën nuk kam fjalë. Duhet të mësojmë nga ky gabim shumë i madh. Lodhja ka bërë të vetën. Megjithatë, kur je përballë 20 mijë tifozëve, nuk duhet ta ndiesh lodhjen.
E rëndësishme është që në pjesën e dytë provuam. Nuk ia arritëm, por tashmë të shikojmë përpara. Unë e kam përgjigjen për formacionin, por nuk dua ta jap. Jam profesionist dhe mbaj pozicionin që më takon, por në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd