Transmetuar më 20-11-2024, 10:03

ELBASAN- Seanca e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e kërkuar nga Dritan Dajti nuk është zhvilluar. Seanca pritej të mbahej rreth orës 09:30 ndërsa ajo nuk u mbajt fare për shkak të mosparaqitjes së gjyqtares, Thomaidha Roca.

Mësohet se gjyqtarja ka paraqitur raport mjekësor pasi prej ditësh ka probleme shëndetësore. Më tej theksohet se Gjykata ka njoftuar avokatin mbrojtës të Dajtit për mungesën e saj në seancën e planifikuar për t’u zhvilluar këtë të Hënë.

Edhe seanca e kaluar dështoi për të njëjtën arsye. Dritan Dajti, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, për vrasjen e katër policëve në Durrës i ka kërkuar gjykatës deklarimin e përfundimit të ekzekutimit të vendimit të dënimit me 25 vjet burgim.

Ai kohë më parë ishte në prag të lirimit nga qelia, por Prokuroria në mars 2019 ankimoi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila vendosi pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit dhe duke ulur dënimin e tij 25 vite burg.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit