Të dhënat po ngarkohen...
Transmetuar më 19-11-2024, 20:34
TIRANË- Kuvendi është shoqëruar me debate të shumta ditën e sotme. Gjatë seancës plenare ka ndodhur një episodë tensioni, pasi deputeti Asllan Dogjani ka shkuar në foltore, pa iu dhënë fjala.
Në këto momente ka ndërhyrë Garda, duke rrethuar Dogjanin, ndërsa ky i fundit i shtyu. Nga ana tjetër kryetarja Elisa Spiropali i ka kërkuar të mos shtyjë punonjësit e Gardës.
“Mos i shtyni punonjësit e gardës. Pse e krijoni këtë incident në mënyrë të panevojshme! Ju lutem mos e zini foltoren”, tha Spiropali.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd