Transmetuar më 19-11-2024, 20:04

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme që konfirmoi masën e arrestit me burg ndaj tij.

Meta, në një shkrim të shpërndarë në rrjetet sociale, sulmon drejtësinë, duke e quajtur si të kapur nga “Narkoshteti”.

Ai thotë se partia e tij është e vendosur për “rikthimin e shtetit ligjor, mbrojtjen e lirive” e të tjera.

Reagimi i Metës:

Asnjë çudi dhe asnjë surprizë nga drejtësia me regji e Narkoshtetit.

Afërmendsh u rikonfirmua sërish se gjykatat janë thjesht dhe vetëm vegla qorre nën urdhrin dhe diktatin e Narkoregjimit DumDuman.

Desorosifikimi i drejtësisë është emergjencë kombëtare për çlirimin e shtetit dhe rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe barazisë përpara ligjit për çdo qytetar.

Asnjë vendim gjykate dhe asnjë veprim i mjerë i Narkoregjimit nuk e ndal dot betejën e Partisë së Lirisë për çmontimin e Narkoshtetit, rikthimin e shtetit ligjor, mbrojtjen e lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të demokracisë e pluralizmit dhe vënien sa më parë në jetë të 5 Prioriteteve tona për 4 milion shqiptarë plus.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit