Transmetuar më 19-11-2024, 18:41

TIRANË- Opozita po proteston këtë të martë përpara Parlamentit të Shqipërisë. Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar më herët, ata u mblodhën sot për të kundërshtuar miratimin e buxhtetit për vitin 2025. Protestës së sotme, i janë bashkuar edhe pensionistët të cilët ndihen të nënvlerësuar nga qeveria dhe buxheti i parashikuar.

Sikurse kanë vepruar edhe në protestat e tyre të mbajtura para disa ditësh përpara kryeministrisë, pensionistët edhe sot kanë kërkuar rritjen e pensioneve të tyre. Me pankarta në duar, ata kërkojnë nga qeveria rritjen e pensioneve me 20%.

Opozita e ka kundështuar buxhetin 2025 edhe gjatë seancave plenare, teksa e kanë konsideruar buxhet antisocial, që nuk i shërben as pensionistëve. Prandaj, opozita sot shprehet se ndodhet aty edhe në një formë ndërgjegjësimi me pensionistët.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit