Të dhënat po ngarkohen...
Transmetuar më 19-11-2024, 18:32
TIRANË- Opozita po mban këtë të martë protestën e paralajmëruar para Parlamentit të Shqipërisë.
Ndërkohë mësohet, se protestuesit kanë mbajtur 1 minutë heshtje në nder të 14-vjeçarit që mbeti viktimë e një sherri ditën e djeshme pranë shkollës "Fan Noli" në kryeqytet.
Opozita po proteston jashtë ambjenteve të parlamentit për të kundërshtuar miratimin e buxhetit 2025. Deputetët e opozitës kanë dalë haptas kundër miratimit të buxhetit, të cilin e konsiderojnë antisocial.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd