Një 51-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Itali i shtypur nga një vinç. Mediat italiane shkruajnë në Fatmir Isufi, banues në Arcore, Monza Brianza, ndërroi jetë në kantierin ku po punonte.
Aksidenti ndodhi pasditen e djeshme, të hënën e 18 nëntorit.
Sipas rikonstruksioneve fillestare, vinçi u përmbys dhe përfundoi në gropën ku po punonte Isufi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur para syve të djalit të Isufit, i cili ishte duke punuar në të njëjtin vend me të atin.
Policia italiane po heton për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd