Harry Kane foli për "Sky Sports", duke mohuar se po mendon të "pensionohet" pas Kupës së Botës 2026: "Unë nuk mendoj kështu. Ndonjëherë ekziston perceptimi që, kur hyn në vitin e 30-të të jetës, karriera juaj është gati të përfundojë.
Personalisht jam duke luajtur në nivelin më të mirë të karrierës sime, ndihem më mirë se kurrë, jam duke u fokusuar në të tashmen, pa shikuar shumë përpara".
Sidoqoftë, dita e djeshme ishte gjithashtu e dobishme për një koment mbi krijimin e një statuje kushtuar atij në qendrën sportive, në zonën Walthamstow, ku Kane luajti si fëmijë:
"Është moment i vërtetë krenarie të kthehem aty ku filloi jeta ime në futboll dhe të zbuloj një statujë. Shpresoj që karriera ime të ndihmojë në frymëzimin e brezit të ardhshëm, që të punojë shumë dhe të besojë në vetvete".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd