TIRANË- Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka mbajtur fjalën e tij në seancën e sotme në Kuvend. Gjatë debatiti për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, Sula i rikujtoi mazhorancës masakrën me 4 të vrarë në Shkodër. Sula shtoi duke pyetur a u kujtua ndokush të ngushëllojë ata të dy që lanë fëmijët pas ndërsa theksoi se mazhoranca derdh lot krokodili sikur janë të dhimbshëm.
"Hipokrizia juaj nuk ka fund, a vranë 4 qytetarë nga banda juaj në Shkodër, po i lëmë dy meqë qenkan njerëz që kanë problem me ligjin, po ata dy që lanë fëmijët mbrapa. U kujtua ndonjëri ju ti bëjë ngushëllim dhe derdhini lot krokodili sot sikur jeni të dhimbshëm”, tha Sula.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd