TIRANË – Kryeqyteti dhe jo vetëm, është tronditur ditën e djeshme nga vrasja e një 14-vjeçari në Tiranë, ku autor dyshohet se ishte bashkëmoshatari i tij.
Ky i fundit është vënë tashmë në pranga, ndërsa sipas policisë ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
Pas vrasjes i dyshuari i mitur ka postuar një foto në aplikacionin "Snapchat", ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer.
Në foto si për të demonstruar forcën mban grushtin lart, ndërsa duket edhe plaga që ai ka marrë në dorë.
M.P. thuhet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën Fan Noli.
Teksa konflikti mes të miturve ka agravuar, djaloshi dyshohet se ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.
Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe ka nisur të humbë gjak, më pas është rrëzuar në trotuarin para shkollës.
Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shoku i tij po ashtu i plagosur, ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd