Transmetuar më 19-11-2024, 10:16

Mëngjesin e sotëm janë kryer homazhe në nder të 14-vjeçarit, Martin Cani i cili humbi jetën ditën e djeshme pasi u plagos nga një bashkëmoshatar. Sot, në vendin ku u plagos i mituri janë vendosur qirinj dhe foto të viktimës.

Ngjarja e rëndë tronditi Tiranën dhe vendin, ndërsa sot gjithashtu u raportua se autori i vrasjes është vënë në pranga.

Pas një konflikti u plagosën 3 nxënës mes tyre edhe autori. Për shkak të plagëve të marra 14-vjeçari Cani nuk mundi të mbijetonte.

Sherri ka nisur në pushim të gjatë, ku janë ndarë nga oficeri i shkollës dhe mësues, me pas pasi kanë përfunduar mësimin e kanë nisur sqarimin jashtë ambienteve të shkollës, ku degradoi nga grushte në përdorim të thikës.

Dyshohet se autori i dyshuar ka thirrur shokë të shkollës tjetër për ndihmë, ku njëri prej tyre është edhe shoqëruesi i parë në komisariat.

I gjithë sherri mes të rinjve dyshohet të ketë ardhur nga motivet e dobëta në rrjetet sociale, më pas në konfrontim fizik.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit