Policia e Tiranës ka arrestuar të miturin, autor i dyshuar i ngjarjes së rëndë të ndodhur mesditën e së hënës në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ku u qëllua me thikë për vdekje, 14-vjeçari Martin Cani.
Sipas bluve të kryeqytetit, i mituri është konfliktuar me dy bashkëmoshatarët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ato me mjet prerës. Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit.
Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
I arrestuari akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 79 pika a dhe 279 të Kodit Penal.
Konflikti ka nisur mes viktimës dhe autorit të dyshuar, të cilët ishin në të njëjtën klasë.
Sherri ka nisur në pushim të gjatë, ku janë ndarë nga oficeri i shkollës dhe mësues, me pas pasi kanë përfunduar mësimin e kanë nisur sqarimin jashtë ambienteve të shkollës, ku degradoi nga grushte në përdorim të thikës.
Sipas te dhënave autori i dyshuar ka thirrur shokë të shkollës tjetër për ndihmë, ku njëri prej tyre është edhe shoqëruesi i parë në komisariat.
I gjithë sherri mes të rinjve dyshohet të ketë ardhur nga motivet e dobëta në rrjetet sociale, më pas në konfrontim fizik. Viktima dhe i plagosuri që po merr trajtim mjekësor te Trauma ishin shokë me njëri-tjetrin.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Qemal Stafa”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit arrestuan një të mitur 14 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 79 pika a dhe 279 të Kodit Penal.
Ky shtetas, ditën e djeshme, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, për motive të dobëta është konfliktuar me dy bashkëmoshatatët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ato me mjet prerës. Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit.
Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd