TIRANË- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Tiranë- Fushë Krujë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi të Larushkut. Mësohet se një makinë ka goditur nga pas një makinë të OSHEE.
Për shkak të aksidentit mësohet se kanë mbetur të plagosur rëndë dy punonjës të OSHEE të cilët po ktheheshin nga riparimi i një difekti.
Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë te trauma, ku pritet ti nënshtrohen ndërhyrjeve.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte mjeti që goditi makinën e OSHEE.
Aktualisht ende nuk ka një njoftim zyrtar për të cilësuar saktë shkaqet e kësaj ngjarjeje.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd