Një atentat ka tronditur Tiranën pak pas mesnate. Një 30-vjeçar mbeti i vrarë pasi u qëllua me armë sapo doli nga një lokal në zonën e "Xhamllikut". Viktima është identifikuar si Klaudio Prendi. Ditën e sotme janë publikuar foto të të riut që humbi jetën. I riu ishte djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:40 ndërsa i riu teksa po dilte nga një lokal është qëlluar me 5 plumba. Prendi u transportua në spital në gjendje të rëndë për jetën por si pasojë e plagëve të marra nuk arriti të mbijetone.
Tiranë/Informancion paraprak
Më datë 19.11.2024, rreth orës 00:36, në rrugën "Xhanfize Keko" , dyshohet se është qëlluar me armë zjarri shtetasi K. P., rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip "Audi". Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd