TIRANË- Një atentat ka tronditur Tiranën pak pas mesnate. Një 28-vjeçar mbeti i vrarë pasi u qëllua me armë sapo doli nga një lokal në zonën e "Xhamllikut". Viktima është identifikuar si Klaudio Prendi. Ditën e sotme janë publikuar foto të të riut që humbi jetën. I riu ishte djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:40 ndërsa i riu teksa po dilte nga një lokal është qëlluar me 5 plumba. Prendi u transportua në spital në gjendje të rëndë për jetën por si pasojë e plagëve të marra nuk arriti të mbijetone.
Ndërkohë një orë pas ngjarjes në zonën e Farkës është gjetur edhe një makinë e djegur e cila dyshohet se u përket autorëve. Klaudio Prendi nuk është emer i panjohur, pasi më 6 maj 2023, ai ka qëlluar me armë në qytetin e Pukës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd