Transmetuar më 18-11-2024, 20:02

TIRANË- Martin Cani, 14-vjeçari i cili humbi jetën sot në mënyrë tragjike pas një sherri me bashkëmoshatarët e tij, ishte pjesë e klubit sportiv me moshat e reja Dinamo U-15.

Klubi sportiv ka reaguar menjëherë pas lajmit tragjik. Përmes një postimi në rrjete sociale ku i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të të miturit dhe mbështetje për këtë moment të vështirë.

Postimi: “Ngushëllim- Jemi thellësisht të tronditur nga lajmi tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit tonë Martin Cani, pjesë e skuadrës U-15.

Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi FC Dinamo City i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Cani dhe i gjenden pranë në këto momente shumë të vështira. U prehsh në paqe Martin!”- shkruan klubi.

Çfarë ndodhi

Një djalë i mitur vdiq sot pas dreke pasi u qëllua me thikë ndërsa ishte përfshirë në një grindje me dy moshatarë të tij.

Fëmija ishte M.C., 14 vjeç, banues në qytetin e Tiranës.

Ai është plagosur me thikë në zemër dhe ka humbur jetën.

Një i dytë, L.M., gjithashtu 14 vjeç ka mbetur i plagosur në kraharor nga sulmi me thikë që ndodhi sot rreth orës 13:10, në rrugën "Qema Stafa", afër shkollës "Fan Noli".

Policia tha se janë konfliktuar 3 fëmijë të moshës 14 vjeç, raporton noa.al.

Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre.

Ndërkohë në gjendje serioze është fëmija tjetër 14 vjeçar. Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit