Të dhënat po ngarkohen...
Transmetuar më 18-11-2024, 14:40
Një djalë i mitur vdiq pak minuta më parë pasi u qëllua me thikë ndërsa ishte përfshirë në një grindje me dy moshatarë të tij.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 13:10, në rrugën "Qema Stafa", afër shkollës "Fan Noli".
Policia tha se janë konfliktuar 3 fëmijë të moshës 14 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre.
Ndërkohë në gjendje serioze është fëmija tjetër 14 vjeçar. Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd