GREQI- Ditën e sotme është mbajtur seanca në Gjykatën e Selanikut për 2 të pandehurit e akuzuar për vrasjen e shqiptares Gjeorgjia Murati. Mes të pandendehurve është edhe ish-partneri i saj. Në seancë ka marrë pjesë edhe vëllai i shqiptares ndërsa mediat greke kanë publikuar pamje nga gjykata.
Vëllai i viktimës është konfrontuar dhe u përpoq të sulmonte të pandehurit kur u dërguan në Gjykatë. Vëllai i viktmës është shfaqur shumë i tensionuar ndërsa është dashur ndërhyrja e personave të tjerë për ta mbajtur dhe për ta qetësuar.
41-vjeçarja shqiptare, Gjeorgjia Murati u masakrua tre herë me thikë nga burri i saj dhe më pas me ndihmën e një miku të tij tentuan të fshihnin ngjarjen duke hedhur trupin e pajetë në një zonë të humbur të Halkidikisë. Murati ishte shtatzënë në muajin e 3-të ndërsa kishte një djalë nga lidhja e mëparshme. Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e ndërrimit të viteve moment në të cilin burri e shpalli të zhdukur 41-vjeçaren.
Në lidhje me "zhdukjen" e saj 39-vjeçari doli para mediave duke shprehur shqetësimin për fatin e gruas së tij. Ndërsa e vërteta për vdekjen e shqiptares u zbulua nga dëshmia e shokut i cili tregoi vendin se ku kishin fshehur trupin. Në një situatë të tillë 39-vjeçari nuk e ka pranuar fajin dhe më tej ka vijuar duke fajësuar shokun e tij si përgjegjës. Ende nuk është zbuluar shkak i saktë i kësaj ngjarje ndërsa policia greke ka ngritur dyshime se ngjarja mund të jetë regjistruar për çështje parash.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd