Didier Deschamps, trajneri i Francës, foli për gjendjen aktuale të Kylian Mbappe: "Ai është në një situatë të komplikuar, por kjo nuk e eklipson atë që ka bërë si futbollist elitar. Mos harroni kurrë se koka i kontrollon këmbët…
Kylian ka bërë shumë, edhe nëse ka qenë më pak efektiv në vitin 2024. Mjedisi ku ka shkuar të luajë është ndryshe, tashmë ka ekspozim ndaj çdo fjale të vetme, ka rrjete sociale, është një ndërthurje e tërë ngjarjesh".
Kësisoji, Didier Deschamps nuk e pranon se ka probleme me yllin e kombëtares që drejton. Ndryshe nga sa raportojnë mediat, trajneri i kombëtares franceze ka theksuar se e gjitha është për ta ndihmuar sulmuesin:
"Është fakt që Kylian po kalon një situatë të vështirë, apo jo? Ai po kalon një periudhë, që nuk është më e lumtura e karrierës së tij. Po, Kylian patjetër që donte të vinte në grumbullim me kombëtaren, por ishte zgjedhja ime që të mos ishte këtu.
Ishte një vendim për aspektin e tij psikologjik. Kujtdo i lejohet të ketë një periudhë të vështirë, shpresojmë dhe besojmë se përshtatja te Real Madridi, në një mjedis, klub dhe futboll ndryshe nga sa ishte mësuar, do të jetë sa më e shpejtë".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd