Transmetuar më 18-11-2024, 13:47

Një djalë i mitur vdiq pak minuta më parë pasi u qëllua me thikë ndërsa ishte përfshirë në një grindje me dy moshatarë të tij.

Fëmija ishte M.C., 14 vjeç, banues në qytetin e Tiranës

Ai është plagosur me thikë në zemër dhe ka humbur jetën.

Një i dytë, L.M., gjithashtu 14 vjeç ka mbetur i plagosur në kraharor nga sulmi me thikë që ndodhi sot rreth orës 13:10, në rrugën "Qema Stafa", afër shkollës "Fan Noli".

Policia tha se janë konfliktuar 3 fëmijë të moshës 14 vjeç, raporton noa.al.

Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre.

Ndërkohë në gjendje serioze është fëmija tjetër 14 vjeçar. Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka nisur për shkak se një grup të rinjsh nga dy shkolla të ndryshme nisën një konflikt në rrjetet sociale, gjë që më pas solli dhe fundin fatal për njërin prej tyre.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit