Dy "pesha të rënda" për ta "rilindur" Brazilin. Pesë herë kampionët e botës kanë 24 vite pa u ngjitën në majën e futbollit global (triumfi i fundit daton më 2002 kundër Gjermanisë), ndaj synojnë absolutisht t’ia fillojnë nga e para.
Sipas asaj që raportohet nga "Sport", do të jetë Ronaldo (fenomeni), ikona që dëshiron ta ringrejë sërish "Selecao". Në zgjedhjet e ardhshme për president të CBF (Federatës Braziliane të Futbollit), ish-lojtari i Interit dhe Real Madridit dëshiron të kandidojë.
Një vendim tashmë i marrë, por që do të bëhet publik në vijim. Jo vetëm kaq, qëllimi i "Fenomenit" është ta bindë Pep Guardiolën që të drejtojë kombëtaren e njohur të Amerikës së Jugut.
Për momentin, trajneri katalanas mund të qëndrojë te Manchester City deri në vitin 2026, por nuk përjashtohet mundësia që me zgjedhjen e Ronaldos si president i CBF të pranojë të drejtojë kombëtaren braziliane.
Ish-numri 9 ka vendosur tashmë të kandidojë për një rol vendimtar në mënyrë që të revolucionarizojë të gjithë lëvizjen futbollistike në Brazil.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd