“Unë jam kundër VAR-it, nuk i bën më të debatojnë tifozët”. Michel Platini nuk e ka ndryshuar mendjen për teknologjinë e aplikuar në botën e futbollit. Ose më saktë, ajo duhet të përdoret vetëm për situata të caktuara, siç ka konfirmuar gjatë intervistës për “Sportmediaset”:
"Unë jam për atë që zgjidh problemet dhe largon polemikat në futboll. Pra, VAR-in do ta përdorja vetëm për golat dhe pozicionet jashtë loje ku gjyqtarët nuk mund t’i shohin saktë. Vetëm arbitrat e fushës duhet të vendosin për faullet".
Ish-ylli francez ka një mendim edhe për Juventusin e tij: "I ndjek nga larg ndeshjet e bardhezinjve, sepse nuk i shoh dot ndeshjet në Francë, ku nuk janë blerë të drejtat televizive të Serie A. Nuk i njoh lojtarët dhe nuk di shumë për menaxherët, pas 40 vitesh. Nuk ka më tifozë të kohës sime, por kur fiton Juventusi, unë jam gjithmonë i lumtur”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd