Transmetuar më 18-11-2024, 09:15

Didier Deschamps merr meritat për disa nga vendimet kryesore, pasi Franca mposhti Italinë 3-1 në “San Siro” dhe kryeson grupin e Ligës së Kombeve. Natyrisht, (auto)kritikat me shaka mbeten të pashmangshme: "Njerëzit janë lodhur duke parë fytyrën time!"

Ish-mesfushori dhe trajneri i Juventusit ende e flet shkëlqyeshëm italishten, e dëshmoi qartë këtë pas fitores së mbrëmjes së djeshme: “Ne e dinim se fitorja këtu do të ishte e komplikuar, sepse Italia po kalon një formë të shkëlqyer. Ardhja këtu dhe fitorja 3-1 na lejon të rikthehemi në vendin e pare, çka mendoj se është e merituar, sepse bëmë disa gjëra shumë të mira”.

Franca kishte siguruar epërsi të hershme në Paris, në shtator, në ndeshjen e parë me axurrët, por përfundoi duke humbur 3-1. Sidoqoftë, këtë herë ia dolën ta mbronin fitoren. Deschamps shpjegoi më tej:

“Unë do të thoja se morëm një mësim shumë të vlefshëm nga ndeshja e parë me Italinë, e luajtur në shtator, në mënyrë që të mos bënim të njëjtat gabime. Ekipi im është i ri dhe ka pak përvojë, por ka cilësi dhe këtë e dëshmuam sonte”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit