Transmetuar më 18-11-2024, 08:58

Pas 4 fitoreve dhe një barazimi, Italia pësoi humbjen e parë në grupin A2 të Ligës së Kombeve. Një “nokaut” që nuk e ndalon përparimin e axurrëve në këtë kompeticion, por i detyron ata të kenë një çerekfinale më të vështirë (Portugali, Spanjë ose Gjermani), duke pasur parasysh vendin e tyre të dytë në grup, pas transalpinëve.

Në fund të ndeshjes, kjo ishte analiza e Federico Dimarco: “Në 30 minutat e parë u zgjeruam pak në fushë, ndërsa francezët luajtën shumë brenda nesh. Pas golit të Cambiaso u riorganizuam, bëmë më mirë.

Është mëkat se si e pësuam golin e dytë nga Rabiot, janë detaje që bëjnë diferencën në të tilla nivele. Më duket e pafalshme të pësojmë 3 gola nga gjuajtjet e lira brenda një ndeshjeje. Sidoqoftë, jemi të vendosur në këtë rrugë të re, po punojmë shkëlqyeshëm.

Grupi është i shëndetshëm, kanë ardhur shumë djem të rinj në ekipin kombëtar dhe kjo është e mirë. Mendoj se bilanci është pozitiv, duhet të vazhdojmë të punojmë kështu dhe të mësojmë nga kjo humbje”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit