Transmetuar më 18-11-2024, 08:50

Djali 20 vjeçar Sabri Kreka, banues në Durrës, humbi jetën sot në lule të rinisë.

Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Durrës-Tiranë”, në Sukth, Kreka ishte duke drejtuar automjetin, kur papritur ka humbur kontrollin dhe si pasojë makina me të cilln udhëtonte ka dalë nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve, 20-vjeçari ka humbur jetën në vendin e aksidentit.

Në vendngjarje ka shkuar policia e cila tha se ka ngritur një grup hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit