Të dhënat po ngarkohen...
Transmetuar më 18-11-2024, 08:36
Një tragjedi rrugore ndodhi sot herët në mëngjes me një djalë të ri që humbi jetën në moshën vetëm 20 vjeç.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Durrës-Tiranë”, në Sukth, raporton noa.al.
Policia tha se shtetasi Sabri Kreka, 20 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Për shkak të dëmtimeve, 20-vjeçari ka humbur jetën në vendin e aksidentit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd