Transmetuar më 18-11-2024, 08:47

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, foli pas humbjes 3-1 ndaj Francës në “San Siro”, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kombeve.

A jeni i zhgënjyer që pësuat 3 gola nga goditjet e lira?

Fatkeqësisht kështu është. Kur mund të kesh një mbrëmje më të qetë, futesh dhe shënon menjëherë gol nga një pozicion i caktuar… Pastaj nuk ishim të mirë për të qëndruar të qetë dhe shpenzuam shumë energji. Është pak e rastësishme. Në rezultatin 2-1, dukej se ne mund t’ia dilnim, pastaj ishte gjuajtja tjetër e lirë që na krijoi probleme. Më pas francezët e mbyllën ndeshjen me golin e tretë.

Patët pak prezencë në zonën kundërshtare…

Mungesa e lojës së pastër nga mesfushorët na krijoi probleme, nuk bëmë mirë në këtë repart si në raste të tjera. Ne i lejuam francezët të mbylleshin, më pas na u desh të bënim zgjedhje më të vështira dhe nuk ishim të mirë për t’i gjetur ato hapësira.

Si ju duket bilanci i skuadrës për tre muajt e fundit?

Padyshim që është bilanc pozitiv, ne pamë disa gjëra të mira edhe sonte. Kjo disfatë krijon disa probleme në aspektin e besimit, por nuk duhet të na heqë siguritë që kemi fituar dhe i kemi treguar sërish sonte.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit