Transmetuar më 17-11-2024, 18:52

SARANDË- Një 15-vjeçar ka përfunduar në spital, pasi teksa po lëvizte me monopatinin elektrik është përplasur me një makinë. Konkretisht aksidenti ka ndodhur ditëm e djeshme në rrugën “Idriz Alidhima” në Sarandë. Gjithashtu 15-vjeçari ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Më datë 16.11.2024, në rrugën “Idriz Alidhima”, Sarandë, një shtetas i mitur 15 vjeç, duke drejtuar një monopatinë elektrike, është përplasur me automjetin tip “Peugeot” të parkuar dhe si pasojë është dëmtuar. Aktualisht, 15-vjeçari ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit