Transmetuar më 17-11-2024, 17:28

Një 57-vjeçar është aksidentuar ditën e sotme teksa po punonte në një pallat në Sarandë. Sipas policisë, ai është dëmtuar, dyshohet aksidentalisht, në kokë, dhe është nisur me urgjencë për mjekim të specializuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth orës 13:00, në lagjen nr. 1, gjatë punimeve të brendshme, në katin e dytë të një pallati në pronësi të shtetasit A. R, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht në pjesën e kokës shtetasi N. N., 57 vjeç (punëtor), i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit