Transmetuar më 17-11-2024, 17:25

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë fshatit Vrinë të Bashkisë Konispol, ku një 33-vjeçar është gjetur i vdekur brenda automjetit të tij të aksidentuar.

Viktima është identifikuar si Klodian Karoshi, banues në fshatin Shëndëlli, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përfunduar në një kanal në aksin Vrinë-Butrint.

Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme, pasi Karoshi nuk iu përgjigjej telefonatave të familjarëve. Mjeti dhe trupi i pajetë i tij janë gjetur sot nga një bari i zonës.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti tragjik. Klodian Karoshi, i cili ishte prind i një fëmije dhe djalë i vetëm në familje, ka lënë pas dhimbje të thellë tek të afërmit e tij.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit