Transmetuar më 17-11-2024, 12:24

UEFA ka caktuar trupën e arbitrave që do të vendosë drejtësi më 19 nëntor në Tiranë, kur Shqipëria të përballet me Ukrainën.

Bëhet fjalë për arbitra portugezë, që kryesohen nga Xhoao Pinjeiro.

Ky i fundit nuk është një emër i panjohur, pasi gjashtë vite më parë, pikërisht në tetorin e vitit 2018 vendoste drejtësi te ndeshja e Kombëtares U-21 në Tiranë.

Shpresat humbisnin me rezultatin 0 me 1 kundër Spanjës U-21 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Asistentët e 36-vjeçarit për të martën do të jenë Bruno Hezus dhe Luçiano Maila.

Ndërkohë si arbitër i katërt është vendosur Xhoao Gonçaivesh.

Një sfidë vendimtare ajo mes Shqipërisë dhe Ukrainës, ndërsa paralelisht për grupin B1 në Ligën e Kombeve do të jetë duke u luajtur Çeki-Gjeorgji.

Të dyja këto sfida që nisin në orën 20:45.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit