Transmetuar më 17-11-2024, 11:50

Ndërron jetë në moshën 45-vjeçare anëtari i Gjykatës së Lartë, Darjel Sina.

45-vjeçari, vuante prej kohësh nga tumori. Sina humbi jetën në intubim tek QSUT, ndërsa ka qenë për t’u mjekuar më herët edhe në Europë, në shtete si Danimarka, Italia dhe Dubai.

Vox News i shpreh ngushëllimet familjarëve të gjyqtarit Darjel Sina.

Reagimi i Gjykatës së Lartë:

Me trishtim të thellë, njoftojmë ndarjen nga jeta të anëtarit të Gjykatës së Lartë, z. Darjel Sina.

Z. Sina i’u bashkua trupës së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë në prill të vitit 2022, dhe vinte në këtë detyrë pas një eksperience të gjatë dhe kontributi të rëndësishëm në fushën e së drejtës.

Ndarja e tij nga jeta krijon një boshllëk të madh për të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të.

Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe të dashurit e tij.

Jemi pranë jush me zemër dhe mendje.

U prehtë në paqe!

Me respekt, Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit