Shqipëri-Çeki, pjesa e parë Akordohen 2 minuta shtesë!
45’- Mundësia më e mirë për shënim te Shqipëria. Ivan Balliu kroson nga e djathta në zonë, aty ku Laçi provon me kokë, por e ndal portieri Kovar.
42’– Qazim Laçi provon me një gjuajtje nga jashtë zone, por tentativa është e gabuar dhe shkon jashtë, pa probleme për miqtë.
39’– Çekët e kanë të vështirë të dalin përpara. Shqipëria është e vendosur mirë në mesfushë.
35’– Aksioni i rrjedhshëm i Shqipërisë. Mitaj pason për Bajramin në hyrje të zonës, i cili provon me një gjuajtje të fortë, por nuk ka koordinatat e duhura dhe shkon jashtë.
29’– Zëvendësim i detyruar te Shqipëria. Jasir Asani dëmtohet dhe nuk e vazhdon dot lojën, vendin e tij e merr Taulant Seferi.
24’- Panik në portën e Shqipërisë, Strakosha ndal në dy kohë një top që po i drejtohej portës.
21’- Mitaj i vendosur mirë në zonë, largon një moment të rrezikshëm të çekëve, duke spastruar gjithçka.
16’- Çfarë rasti për Shqipërinë! Bajrami kalon një kundërshtar nga e majta dhe futet në zonë, por gabon në momentin e fundit. Futbollisti kuqezi nuk arrin të pasojë në zonë.
14’– Kartoni i parë i verdhë. Soucek ndëshkohet, pas një goditje në fytyrë ndaj Tucit.
13’– Tranversa shpëton sërish Shqipërinë. Gjuajtja e Cerv nga jashtë zone, ndalet te trau i portës, pas devijimit të Strakoshës.
12’- Shpëton me fat Shqipëria. Një goditje me kokë nga mbrojtësi Jemelka, ndalet nga tranversa.
8’- Çekët marrin momentalisht kontrollin e lojës, duke provuar të rrezikojnë, por Shqipëria është e vendosur mirë në prapavijë.
4’- Mundësi e mirë për Shqipërinë. Asani kalon një kundërshtar, por ndalet nga Holes në momentin e fundit, i cili ishte lojtari i fundit dhe e largoi topin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd