SHKODRA- At Luigj Palaj, Paliq prift shqiptar nga Janjeva e Kosovës i vrarë nga ushtarët malazez dhe Don Gjon Gazulli i varur në Shkodër, njëri françeskan dhe tjetri dioqezian, u shpallen martirë ditën e sotme duke e çuar në 40 numrin e martirëve shqiptarë. Mesha e Shenjtë u mbajt sot në orën 10:00 nën drejtimin e të dërguarit të posaçëm të Papa Franceskut, eminenca e tij Prefekti i Dikasterit vatikanas për Çështjet e Shenjtorëve, kardinali Marcello Semeraro.
Dy martirët At Luigji Paliq dhe Don Gjon Gazulli i bashkohen listës prej 38 martirëve shqiptar të shpallur në 2016-ën nga Vatikani. Arqipeshkëvi i Shkodrës, monsinjor Angelo Massafra në meshën e lumnimit të dy martirëve tha se Luigji Paliq dhe Gjon Gazulli dhanë jetën për fe e atdhe.
Një mesazh Massafra dha edhe për luftën në botë. Ndërsa Kardinali shqiptar i Nderit i Vatikanit Ernest Troshani dhe arqipeshkëvi i Kosovës Dodë Gjergji u shprehën se shpallja të lumë e dy martirëve është një nder. Të pranishëm ishin edhe qindra besimtarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Kroacia, drejtues të politikës në Shqipëri dhe përfaqësues të trupave diplomatike të Rajonit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd