Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” njofton se është hapur në E-Albania aplikimi për menaxhimin e stacioneve të plazhit për vitin 2025.
Rama thekson se kjo do të sjellë dyfishimin e hapësirave publike si edhe shpërndarjen e tyre gjatë gjithë bregdetit.
Ndër të tjera Kryeministri njofton se sistemi do të qëndrojë i aksesueshëm për 30 ditë.
“Duke vijuar traditën e mirë të përgatitjeve të hershme për sezonin veror, është hapur tanimë në E-Albania aplikimi për menaxhimin e stacioneve të plazhit për vitin 2025 sipas kritereve të reja ligjore ku plazhet do të mund të merren nën administrim të përkohshëm vetëm nga hotelet e vijës së parë ose në afërsi, duke sjellë dyfishimin e hapësirave publike si edhe shpërndarjen e tyre gjatë gjithë bregdetit. Sistemi do të qëndrojë i aksesueshëm për 30 ditë për të garantuar një proces të barabartë dhe transparent për të gjithë”, shkruan Kryeministri Rama.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd