Ka rënë në prangat e Policisë, Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja, shkruan Sipas Klan News.
Flamur Rraja ishte i shpallur në kërkim për dhunë së bashku me djalin e tij.
Kujtojmë se ai dyshohet të ketë dhunuar një qytetar të quajtur Kujtim Caca, pas konfliktit të dyshuar për çështje pronësie. Bashkë me të në kërkim është shpallur dhe i biri, Ariel Rraja, i dyshuar gjithashtu se ka marrë pjesë në dhunën e ushtruar ndaj qytetarit.
Ndërkohë dyshime ka se dhuna është ushtruar edhe ndaj anëtarëve të tjerë të familjes së Kujtim Cacajt.
Kujtojmë se në Korrik të vitit 2023, anëtarë të fisit Rraja rrahën barbarisht dy kushërinjtë Maja në Krujë. Në pamjet e videos së dhunshme të një viti më parë, Flamur Rraja ishte personi që mbante një pistoletë në dorë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd