TIRANË- Një 71-vjeçar me iniciale R. P., është gjetur nga familjarët pa shenja jete në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në kryeqytet, në rrugën "Njazi Meka".
Sipas dëshmisë së familjarëve, trupi i 71-vjeçarit nuk kishte shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 16.11.2024, rreth orës 11:00, në rrugën "Njazi Meka", është gjetur në banesën e tij, nga familjarët, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi R. P., 71 vjeç, banues në Tiranë, i cili paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd