TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga operacioni antidrogë i SPAK në bashkëpunim me forcat operacionale dhe agjentë spanjollë, i zhvilluar mbrëmjen e djeshme te “Kodra e Diellit” dhe në fshatin Qerekë të Niklës.
Teksa më herët u raportua se u arrestuan 5 persona, njëri prej tyre nga Venezuela, sipas gazetares Klodiana Lala, është arrestuar pronari i banesës ku u zbulua laboratori i drogës në Qerekë të Fushë Krujës.
Burime nga SPAK për gazetaren thanë se shtetasit e huaj ishin ekspertë në ndarjen e kokainës, ndërsa ka dyshime se grupi kriminal operonte prej kohësh në vendin tonë. Sasia e gjetur e drogës ende nuk është përcaktuar pasi është e papërpunuar. Ndërsa në laborator raportohet se kishin arritur të përpunonin vetëm 2 kg kokainë.
Në mesnatë, operacioni i u fokusua sërish te “Kodra e Diellit 2”, pasi ka dyshime për të tjerë laboratorë kokaine në vilat luksoze që dominojnë këtë lagje.
Operacioni i djeshëm zhvillua në disa zona si Kavajë, Shkozet, Vorë, Kamëz, Qerek dhe Tiranë te Kodra e Diellit.
Ndërkohë një punishte droge gjithashtu u zbulua në fshatin Qerekë të Fushë Krujës. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar disa kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe përzierës.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd