Transmetuar më 16-11-2024, 08:50

Një djalë adoleshent në Tiranë është ndaluar nga policia nën akuzën e pornografisë me të mitur.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë ndaluar me iniciativë një shtetas të moshës 16 vjeç, për veprat penale "Pornografia me të mitur" dhe "Falsifikimi kompjuterik", parashikuar nga nenet 117/2 dhe 186/a të Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 16-vjeçari ka shpërndarë materiale personale (fotografi dhe video) të një shtetaseje të mitur, në rrjete sociale dhe në aplikacione të ndryshme komunikimi, te disa shtetas të ndryshëm.

Aparati celular i 16-vjeçarit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjjatë analizës dhe këqyrjes paraprake të telefonit janë konstatuar biseda dhe komunikime në të cilat ishin shpërndarë fotot dhe videot intime, në aplikacione elektronike të personave të ndryshëm.

Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit