Transmetuar më 16-11-2024, 08:21

Yann Bisseck e ka rinovuar kontratën me Interin, siç njoftoi klubi zikaltër në një shënim në faqen e tij zyrtare. Këto janë fjalët e deklaratës për mbrojtësin:

“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës së lojtarit Yann-Aurel Bisseck. Mbrojtësi i lindur në vitin 2000 do të jetë me zikaltrit deri më 30 qershor 2029”.

Vetë futbollisti u shpreh pas rinovimit: "Çfarë do të thotë ky rinovim? Që klubi dhe trajneri më besojnë mua, të gjithë janë të kënaqur me rritjen time. Rinovimi ishte i kënaqshëm për të gjithë.

Mendoj se kam bërë më mirë nga sa prisnin në fillim, sepse nuk mendoj se shumë më njohën kur mbërrita. Punova mirë dhe mësova taktikat italiane të futbollit, edhe gjuhën. Deri më tani ka qenë një përvojë e suksesshme.

Në çfarë aspekti mund të rritem ende? Teknikisht dhe fizikisht jam në nivel të mirë, por duhet të përmirësohem nga pikëpamja mendore dhe taktike".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit