Kreu demokrat Sali Berisha ka pranuar se ka humbur gjyqin e hapur në një Gjykatë në Paris kundër Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Berisha tha se gjykatësit vlerësuan se Sekretari i Shtetit ka imunitet dhe se unë nuk jam qytetar i vendeve të BE-së, për të vijuar procesin gjyqësor ndaj Blinken.
“Të jem i sinqertë padia ime ishte një padi për dinjitetin e Sali Berishës dhe dinjitetin e shqiptarit. Nuk ishte një padi që Gjykata do të merrte këtë apo atë vendim.
Por ishte në dinjitetin tim që t’i kërkoja zotërisë që të paraqiste dokumente mbi akuzat. Çështja shkoi në gjyq, por gjykatësit vlerësuan se Sekretari i Shtetit ka imunitet dhe se unë nuk jam qytetar i vendeve të BE-së.
Sipas avokatit tim, këto pretendime ishin relative, sepse shpifja dënohet edhe aty ku del. Imuniteti nuk është për shpifje, shpifja nuk i jep imunitet zyrtarëve”, tha Berisha. Log
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd