Të dhënat po ngarkohen...
Transmetuar më 15-11-2024, 21:30
Detaje të reja janë bërë me dije nga aksidenti në Bulqizë, ku humbi jetën një 60-vjeçar.
Burime bëjnë me dije se viktima e aksidentit në aksin rrugor Bulqizë – Maqellarë është Femi Leka.
Një automjet ende i paidentifikuar dyshohet se e ka përplasur për vdekje 60-vjeçarin, i cili punonte si roje në një firmë.
Policia është vënë në kërkim të autorit të dyshuar që mund të ketë shkaktuar aksidentin dhe aktualisht janë marrë në pyetje disa banorë të zonës që mund të kenë parë ngjarjen.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd