Kanë dalë pamjet e ngjarjes së dhimbshme sot në Dibër ku një burrë u gjet i vdekur në rrethana të paqarta.
Policia thotë se dikush i mori jetën në aksident dhe u zhduk në drejtim të paditur.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 17:00, në vendin e quajtur "Ura e Gjoricës", raporton noa.al.
Policia lokale tha se është gjetur pa shenja jete, shtetasi Fehmi Leka, rreth 60 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd