Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar kryerjen e eksperimentit hetimor për vrasjen e Eduart Reçit, 52 vjeç, krim i ndodhur në Tiranë një ditë më parë.
Ky vendim që i është deleguar grupit të hetimit në polici është marrë mbasi nuk është përcaktuar ende vendi se ku qëndronte qitësi, i cili qëlloi me armë zjarri në kokë, Reçin.
Por nuk është gjetur as gëzhoja dhe nuk dihet ende se me çfarë lloj arme u godit nga distanca i ndjeri.
Reçi u qellua në kokë dhe ndërroi jetë në spital, ndërsa mbeten të paqarta shumë elementë të kryerjes së këtij krimi e natyrisht edhe pistat si dhe autorët.
Dyshimet e ekspertëve janë të shumta, ku përfshihet edhe ajo e përdorimit të një pushke sportive.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd