Zv.presidenti i Interit, Javier Zanetti, ka prekur disa çështje aktuale të zikaltërve. E filloi me situatën e Lautaro Martinez: "Ne e dimë se Lauti po kalon një moment disi të ndërlikuar, por ai ka një vlerë të jashtëzakonshme njerëzore dhe futbollistike.
Sidomos për sulmuesit ka momente të tilla frenimi. Megjithatë, mund t’ju them se pas fitores së Kupës së Botës dhe ‘Copa America’ është bërë gjithnjë e më shumë kapiten në shpirt”.
Mbi rinovimin e Bisseck: "Frattesi është i ndryshëm nga Barella, por për ne është një dinamit që në disa rrethana na garanton ndryshim të ritmit. Ne rinovuam me Bisseck sepse është përshtatur në mënyrë të përkryer në botën e Interit. Ai është pjekur si futbollist dhe si njeri".
Argjentinasi iu kthye edhe fitores së Champions League si kapiten i Interit: "Nata ime mes Madridit dhe Milanos nuk mbaroi kurrë. Nuk kam fjetur. Të kthehesha si kapiten me trofeun ishte paqe dhe gëzim. Nëse shikon fytyrën time me trofeun, nuk jam unë. Aty është 5 maji dhe të gjitha humbjet. Kjo na bëri më të fortë”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd