Transmetuar më 15-11-2024, 11:50

Në momentin që ndodhi atentati që i mori jetën biznesmenit Eduart Reçi poshtë pallatit të tij, janë dëgjuar shpërthime fishekzjarresh në distancë të afërt, dyshohet se janë përdorur për të kamufluar të shtënat e armës.

52-vjeçari ka qenë në sheshin e pallatit me bashkëshorten duke pastruar ambientin poshtë, ka hyrë dhe dalë disa herë në pallat.

Në një moment që ka dal jashtë dhe kur zhurma e fishekzjarreve kishte nisur, Eduart Reçi është rrëzuar dhe ka rënë në tokë.

Bashkëshortja fillimisht ka menduar se ndonjë cifël e fishekzjarreve i ka rënë në kokë, duke mos kuptuar se ishte plumb, ndërsa është konstatuar pasi ka mbërritur ambulanca.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit