Transmetuar më 15-11-2024, 10:42

Tiemoue Bakayoko dha një intervistë për "L’Equipe", në të cilën foli për Kylian Mbappe, i cili luajti me të te Monaco: "Ndoshta gjëja më e mirë për të, për momentin, është të mos jetë në dispozicion të kombëtares franceze. Kylian e ka treguar qindra herë përkushtimin e tij ndaj ekipit kombëtar.

Njerëzit kanë një kujtesë shumë të shkurtër për të. Ata duhet të ulen në divan dhe të rishikojnë gjithçka që ka bërë Mbappe. Askush nuk mund të dyshojë për të, sepse ka bërë shumë për Francën, PSG-në dhe Monaco. Duhet ta mbrojmë Kylian, sepse njerëzit po tregohen shumë të ashpër me të kohët e fundit”.

Dayot Upamecano, mbrojtësi i Bayern Munich dhe Francës, foli gjithashtu në konferencën për shtyp për Mbappe, i munguar në kombëtare për shkak të një zgjedhjeje teknike: "Nuk duhet të harrojmë se çfarë bëri ai për këtë kombëtare. Kylian është kapiteni ynë, lideri i Francës".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit