Transmetuar më 15-11-2024, 10:13

TURQIA- Një tërmet me magnitudë 5.1 Rihter është regjistruar në Turqi mëngjesin e sotëm rreth orës 07:46. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare tërmeti u regjistrua në rajonin e Turqisë Qendrore në zonën e Malateas dhe thellësia e tërmetit vlerësohet se ishte 8 kilometra.

Gjithashtu sipas mediave të huaja tërmeti u ndje në Dogansehir si dhe në zonat përreth teksa nuk ka raportime për dëme materiale, apo pasoja në njerëz.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit