Episod i ri i diskutueshëm në "telenovelën" mes Mauro Icardi dhe Wanda Nara, ish-bashkëshortes dhe agjentes së tij. Sipas programit LAM të transmetuar në "America TV", në fakt, shoë"’girl-ja argjentinase ka denoncuar ish-partnerin dhe babanë e dy vajzave të saj për keqtrajtim dhe vjedhje brenda familjes.
Sipas këtij burimi informacioni, Icardi, i cili ndodhet aktualisht në Argjentinë për fazën e parë të rehabilitimit të dëmtimit të ligamentit të gjurit, nuk e kishte lejuar Wanda Narën të hynte në një nga apartamentet që zotërojnë, prandaj tonet u ndezën deri në thirrjen e policisë dhe kallëzimin për dhunë, shto këtu gjoja vjedhjen nga Icardi të 70 mijë dollarëve.
Çështja u mor menjëherë në dorë nga Galatasaray, i cili lëshoi një deklaratë me këtë rast, duke mbrojtur sulmuesin e vet: "Spekulimet për lojtarin tonë Mauro Icardi nuk pasqyrojnë të vërtetën. Lojtari po shërohet në shtëpinë e tij në Argjentinë. Ne kërkojmë që të mos u kushtohet vëmendje lajmeve që synojnë të destabilizojnë sportistët tanë”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd