Transmetuar më 15-11-2024, 09:04

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mbrëmjen e shkuar në fshatin Mserr në Tropojë, në afërsi të një banese. Bëhet me dije se si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të vogla materiale në ambientet e jashtme të kësaj banese.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Njoftimi:

Tropojë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:30, në afërsi të banesës së shtetasit A. P., në fshatin Mserr, dyshohet se ka shpërthyer një lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale në ambientet e jashtme të kësaj banese.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit